Dje dha dorëheqjen nga kreu i AAC, reagon Keri

Ish kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri ka reaguar disa ditë pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra si drejtues i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Keri shprehet se falënderon Kryeministrin dhe stafin e tij të ngushtë për besimin që i kanë dhënë, kurse shton se eksperienca në krye të AAC ishte tepër e mirë e se ka punuar me devotshmëri.

Postimi i ish-kreut të AAC Krisel Keri:

Të nderuar miq, ka qenë një privilegj për mua të drejtoj Autoritetin e Aviacionit Civil për 2 vite. Mirënjohje për besimin Kryeministrit dhe stafit të tij, ku përgjatë këtyre dy viteve më dhanë mundësinë për ta shndërruar AAC në një institucion të standardit të BE.

Ka qenë nje eksperiencë ku janë çertifikuar kompani të reja por edhe rrefuzuar çertifikime kompanish kot e më kot, ku aeroporti jonë i vetëm për herë të parë filloi të operoi siç duhet dhe sipas ligjit, ku kompanitë ajrore kuptuan që shqiptarët nuk mund të lihen rrugëve në mënyrë të papërgjegjshme, ku për herë të parë u futën çmime biletash me kosto të ulët dhe ku për herë të parë vendi i punës së gjithësecilit kishte peshën specifike që jep ligji, autoritet!

Jam i bindur që kolegia Kraja do të bëj një punë të mirë në vijimin e ndjekjes së prioriteteve të qeverisë.

Ndërkohë bashkë dhe për aviacionin civil shqiptar shihemi tek Aviacioni.com, këtu në FB https://m.facebook.com/aviacioni.al/ ?

Ps. Falenderime për bashkëpuntorët dhe më shumë falenderime për kundërshtarët, pa ju s’do të isha ky që jam. Respekte ?

SHKARKO APP