Dje kishin dasmë, sot në gjumë ‘tullë’, dhëndrit në Lezhë i shkrumbohet banesa

Hareja dhe gëzimi u kthyen në dëshpërim në pak orë.

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një shtëpi në Pllanë.

Zjarri ka rënë në banesen e Besim Demaj dhe nga flakët gjithçka është djegur. Në momentin e rënies së zjarrit, në shtëpi ndodheshin 5 anëtaret e familjes, të cilët po pushonin pasi një dite më parë martuan djalin dhe nuk e kanë vënë re zjarrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndersa flakët janë përhapur me shpejtësi, familja Demaj ka dalë menjëherë jashtë. Djali i shtëpisë ka tentuar të ndërhyjë vetë, por ka marrë plagë djegieje, teksa përpiqej të shuante flakët, pa mundur t’ia dalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zjarrfikësit u përpoqën, por flakët e kishin bërë punën.

Ende nuk dihet shkaku, por dyshohet një shkëndijë elektrike. Gjithsesi rasti është nën hetim.

Tashmë nusja me dhëndrin bashkë me familjarët duhet të gjejnë një strehë të re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?