Dje mjekët e rikthyen në jetë, ja çfarë po ndodh me 61-vjeçarin

Ditën e djeshme, fillimisht u raportua për një viktimë të moshës 61-vjeç por më pas nga Spitali Infektiv zyrtarisht u tha se pacienti i prekur nga Covid-19 kaloi në vdekje të gjatë klinike por është ende në jetë. 61-vjeçari nga Tirana vijon të luftojë me koronavirusin.

Sipas gazetarit të News 24, Erjon Skëndaj nga biseda që ka zhvilluar me mjekët, ai ka mësuar se 61-vjecari nga Tirana vijon të jetë i intubuar, ndërsa gjendja e tij paraqitet e rëndë.

”Sipas mjekëve problem më i madh i atyre që kanë sëmundje të tjera, si diabeti që ul imunitetin është fakti se këta persona pësojnë komplikacione të menjëhershme, duken mirë por në pak minuta shëndeti përkeqësohet kërkojnë intubim”.

SHKARKO APP