Dje mungoi mazhoranca, sot opozita! Dështon sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit
Përsëritet e njëjta situatë me mbledhjen e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit. Këtë herë mbledhjen e kanë bojkotuar anëtarët e opozitës.
Këtë fakt e ka bërë të ditur nënkryetari i këtij komisioni, përfaqësues i PS-së, Toni Gogu, i cili në një prononcim për mediat tha se opozita nuk u paraqit në mbledhje. Ai ftoi kryetarin Alibeaj që të uleshin në tryezë dhe të bien dakord me kalendarin e punimeve të këtij komisioni. Sipas tij, PS do të mbrojë nderin e zgjedhjeve.
“Pika 7 e rregullores ishte mbledhja e radhës. Në kundërshtim me procedurat, kryetari nga e mohoi këtë të drejtë. Një nga anëtarët na etiketoi ‘gangster’. Propozuam që të mblidheshim sot, pasi ishte vonë dhe nuk mundet të takoheshim. Ne duhet të ishim nëpër zona. Ajo që morëm është se vijmë sot dhe nuk janë të pranishëm. Ne do të vazhdojmë që të vijmë dhe nesër. Ne do të vijojmë vullnetin tonë, që qytetarëve t’iu vijmë në ndihmë. PS do të vijojë hetimin. Sot bëj të njëjtën ftesë. Ftoj zotin Aliebaj që të dakorëdsojmë kalendarin dhe të nisim një orë e më parë hetimin. Ne do të jemi aty siç ishim sot. Jemi përditë, pasi jemi në vullnet të mirë. Jemi të zhgënjyer nga insinuatat dhe gjerat e vogla. Por nuk jemi të shkurajuar. Nderin e zgjedhjeve do ta mbrojmë së bashku”,- tha Gogu.