Djeg veten në benzinë 67-vjeçari në Shijak, familjarët: Nuk mundëm ta shpëtonim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetit e Shijakut. Një i moshuar rreth 67-vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u djegur me benzinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë në qytetin e Shijakut.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, por mësohet se forcat e rendit kanë nisur hetimet.
Familjarët kanë thënë pranë forcave të rendit se nuk kanë mundur ta shpëtojnë 67-vjeçarin.
Viktima ishte banor i lagjes “Kodër”në Shijak. Për këtë ngjarje dyshohet se i moshuari kishte patur probleme psikologjikë, ndërkohë që familjarët kanë thënë se ai vuante nga depresioni prej disa vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

