Djegia e autobusit turistik, Berisha: Zero shërbim zjarrfikës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e autobusit të “pushtuar” nga flakët në “Rrugën e Kombit”, ndërsa denoncon mungesën e zjarrfikësve për të shuar flakët.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Repsit, ndërsa pamjet tregojnë se flakët e mëdha kanë shkrumbuar plotësisht mjetin turistik.

“Merr flake autobuzi ne Rrugen e Kombit, zero gadishmeri apo sherbim zjarrefikesish. Sb”, shkruan Berisha.

Panik në “Rrugën e Kombit, zjarri shkrumbon autobusin

SHKARKO APP