Djegia e makinës së gazetarit, reagon policia

 

Lidhur me djegien e makinës se gazetarit  Enver Doçi, Policia e Shtetit sqaron se: Më datë 04.06.2015, rreth orës 02:00, në fshatin Karicë, komuna Bazë, rrethi Mat, në oborrin e banesës së dajës së shtetasit Enver Doçi, ka marrë flakë tek pjesa e baterisë dhe impjantit elektrik,  mjeti tip "Benz", me targë AA 169 JF, në pronësi të shtetasit Enver Doçi, me profesion gazetar.

Sipas Policisë: "Pas veprimeve të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se zjarri është shkaktuar  për shkak  të një defekti  në baterinë dhe sistemin elektrik të mjetit, ku për rrjedhojë është dëmtuar pjesërisht sistemi elektrik i mjetit. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme si "Ngjarje Aksidentale".

SHKARKO APP