Djegia e mandateve, deputetja e PS: Vendimi i gabuar
Për socialistët, vendimi i opozitës për të djegur mandatet është një vendim i gabuar. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputetja Klotilda Ferhati (Bushka) tha se kjo është një papërgjegjshmëri nga ana e opozitës.
”Ky është një vendimi më i gabuar që ka marrë opozita deri më sot, i cili nuk ishte çudi në vazhdën e gabimeve që opozita ka bërë që kur kjo legjislaturë ka filluar nga puna. Është një vendim që tregon papërgjegjshmëri të atyre që janë zgjedhur nga qytetarët dhe ndërpresin në mes të rrugës një mandat që ka detyrimin për ti shërbyer qytetarëve që i ka dhënë besimin. Është një vendim që do ti bëjë keq opozitës, por do të ndikojë keq edhe në reformat që ky vend ka ndërmarrë”.
Por a mund të shmangej veprimi ekstrem i opozitës?
Kjo ishte në dorë të opozitës. Askush nuk mund të bënte gjë në këtë moment, përveçse një opozitë që i thërret arsye. Një opozitë që duhet të kuptojë që vendi i opozitës për zgjedhjen e problemeve është Kuvendi dhe opozita është institucion i rëndësishëm. Përsa kohë opozita nuk e pa të arsyeshme mekanizmat ligjore për të adresuar shqetësimet e veta dhe pas një bojkoti të gjatë, ky ishte një vendim i opozitës. Një vendim i pamatur politikisht.
KOHA JONË SONDAZH

