Djegia e mandateve, Erisa Zykaj tregon frikën më të madhe të BE-së

Korrespondentja e Shqipërisë në Bruksel, Erisa Zykaj e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se BE është gjendur e papregatitur për djegien e mandateve të opozitës dhe prandaj nuk po ndërhyn.

Sipas Zykajt BE ka frikë që djegia e mandateve do të sjellë një efekt domino në rajon.

Erisa Zykaj: Është një situatë problematike, pasi ka një opozitë që është jashtë parlamentit dhe ka krijuar një precedentë të tillë që është vështirë të zgjidhet nga Bashkimi Europian. BE është gjendur i papërgatutur dhe ka frikë se kjo mund të ketë një domino në rajon. Dhe si i tillë nuk vepron shpejt. Do marri kohën e vet. Është një e drejtë demokratike protesta e opozitës, por ne nuk jemi një forcë që ta heqim këtë qeveri dhe ta zëvendësojmë me një tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?