Djegia e mandateve, Iljazaj: “Sensibilizoi opinionin publik”
Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri, Zhaklin Lekatari dhe Ervis Iljazaj, ku është bërë një bilanc i 2019 dhe një parashikim për vitin 2020.
“Bilanci i 2019/ Opozita djeg mandatet; mirë apo keq?”, ka qenë një nga pyetjet e shtruara në emision, për të cilën kanë folur të ftuarit.
“Ngjarja politike e vitit ishte djegia e mandateve. E konsideroj djegien e mandateve si një fushatë elektorale të opozitës, që nga momenti që dogjën mandatet deri në zgjedhjet që do bëhen. Ishte një aksion ekstrem, radikal, për të sensibilizuar opinionin publik për ngjarjet që ajo i konsideronte të rrezikshme. Në gjykimin tim i ka arritur disa gjëra, opinionin publik e sensibilizoi, si lidhja e krimit me politikën, vjedhja e votave. Pati dhe një fitore tjetër, Shqipëria nuk prodhoi dot një opozitë tjetër. Nuk ishte mirë për Shqipërinë djegia e mandateve sepse pushtetet janë në një krah politik. Nga djegia e mandateve deri te 30 qershori, me gjithë aksionin që bëri opozita, rradhët e opozitës u forcuan goxha. Mbas 30 qershorit, aksioni opozitar ka qenë i paqartë dhe ndoshta nga paqartësia që ka pasur, është krijuar ky perceptimi”, ka thënë Ervisi.
“Prodhoi sulm ndaj institucioneve… Sipas meje, bëri shumë keq. E tkurri veten në mënyrë të jashtëzakonshme. Mbase LSI u zu në surprizë nga vendimi i PD ose i ndonjë eksponenti të lartë të PD. Çfarë prodhoi? Prodhoi gjithë këtë lodhje të madhe, prishi ekuilibrat, i mori të gjitha pushtetet, ia dha në dorë një njeriu të vetëm. Bëri keq jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për veten e saj. Kemi Salianjin e shkretë, hëngri burg. Opozita mësoi një mësim të mirë, nuk prodhoi absolutisht asgjë. Komiteti ndërkombëtar vajti i gjithi me Ramën. Do dojë një kohë shumë të gjatë ta marri veten opozita. Rama është mirë se luan midis durimit dhe dëshpërimit, i mban në durim.”, tha Çuri.
“Ishte veprim skandaloz i opozitës, jo vetëm që nuk ka përfaqësuar gjithë elektoratin që përfaqësonte, por ka tkurrur elektoratin e vet. Ky është perceptimi që kanë qytetarët”, ka thënë Zhaklina.
KOHA JONË SONDAZH

