Djegia e mandateve, Ruli mbështet Bashën: Jo manovra në këtë situatë
Vendimin e opozitës për djegien e mandateve, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli e mbështet. I njohur si kritik i mënyrës sesi Basha e ka drejtuar partinë, Ruli gjithashtu kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor.
”Unë uroj të ketë qartësi dhe plan ku do shkojë deri në fund dhe të mos e lë planin në mes. Megjithatë, situata sot nuk e lejon të bëj manovra por t’i përmbahet një qëndrimi të prerë. Vërtetë do ishte pak të themi që kjo ishte një protestë e PD por këtu është një çështje më e madhe. Sa herë të jetë ky sistem, do jetë sërish kjo tipologji. Partia Demokratike duhet ti thotë stop këtij sistemi”, deklaroi Ruli duke akuzuar Ramën:
“Problemi i Ramës është arroganca shpërfillëse. Një media të tërë i thotë kazan. Trupave të drejtësisë u thotë hajdut. Janë segmente të shoqërisë që përfaqësojnë vendin. Kjo llojë arrogance është atipike për shoqërinë shqiptare”, sqaroi Ruli.
KOHA JONË SONDAZH

