Djegia e nënës dhe të birit në Vlorë, ekspertiza: Mund të jenë vrarë dhe djegur
Ekspertiza e dy viktimave në Vlorë, nënë e bir ka zbuluar një skenar të frikshëm.
Megjithëse u tha se viktimat ishin shkrumbuar nga zjarri, ekspertiza ka zbuluar se 43 vjeçari ka pasur plagë pas kokës, ndërsa nëna e tij ka pasur shenja në pjesën e qafës, çka ngre dyshime të fortë se ata janë vrarë qëllimisht dhe më pas i është vënë zjarri banesës ku ata po qëndronin.
Policia ka shoqëruar disa familjarë për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

KOHA JONË SONDAZH

