Djegia e pyjeve në Shqipëri, veç dy të dënuar në 6 vite

Në 6 vitet e fundit, numri i zjarreve ka qenë në shifra 4-shifrore, identifikimi i autorëve lë për të dëshiruar. Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, në harkun e viteve 2015-2020, 134 persona janë proceduar penalisht me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme të pyjeve.

Të dhënat nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore tregojnë për një numër tejet të ulët të personave të dënuar. Vetëm 2 në 6 vitet e fundit. Po përse ndodh ky fenomen aspak pozitiv?

“Ka të bëjë me mungesën e provave për personat e proceduar. Do të thotë që ka pak persona në terren që kujdesen për pyjet. Që do të thotë se ka pak referencë apo dëshmitarë që mbështesin akuzat e zjarrvënies. Kemi humbur kontrollin mbi territorin. Dikur kishim persona përgjegjës për çdo pëllëmbë të territorit të vendit, aktualisht nuk është më. Shërbimi Pyjor, pa specialistë dhe i keqpaguar, është i instaluar në zyra”, shprehet Abdulla Diku, ekspert për pyjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?