Djegia e tokave, Shqipëria me numrin më të lartë të vatrave në rajon
Aktualitet E Enjte, 23 Qershor 2022 19:20
Shqipëria është vendi me numrin më të lartë dhe dëmeve si shkak i zjarreve në rajon. Në këtë stinë me temperatura të larta ku shumë fermerë po shkaktojnë zjarrëvënie me synim ripërtëritjen e tokave bujqësore, po bëhen burim për vatra të rrezikshme edhe në sipërfaqet pyjore. Për këtë ambientalistët kanë kërkuar përforcim të kuadrit ligjor në kushtet kur dhe kapacitetet për menaxhimin e zjarreve janë të cunguara.