Djegiet e makinave, paralajmërime ose larje hesapesh

Vlora është qyteti i ngjarjeve që kanë tronditur opinionin publik. Dhjetëra ngjarje zjarrëvenie të makinave janë regjistruar por kapja e autorëve është e pakët.

Zjarrëvëniet e qëllimshme tek automjetet shikohen nga policia si paralajmërime apo larje hesapesh.

Ndër ngjarjet më të rënda të kësaj natyre është atentati me eksploziv në mjetin e ish-gjyqtarit të Vlorës, Skërdilajd Konomi, ngjarje kjo ende e pazbardhur. Edhe pse motivet janë të qarta për shumë atentate me eksploziv apo djegie automjetesh, autorësia e tyre ka mbetur enigmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ekspertët e Policisë lokale që e njohin mirë situatën e krijuar, këto ngjarje janë pjesë e luftës e rrjeteve kriminale që janë në qytet ku herë pas here raportohet edhe për persona të zhdukur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?