Djegin makinën e nënës dhe të babait, arrestohen autorët

Janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e dyshuar të djegies së dy automjeteve në fshatin Bunavi të Vlorë, ndërsa penalisht në gjendje të lirë po ndiqet edhe një shtetas i tretë.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake është kryer arrestimi i shtetasve Klemend Dautaj, 32 vjeç, Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

‘Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon, në pronësi të shtetasit N.A., (babai Arsenit) dhe mjetin tip Volkswagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e Klemendit), sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?