”Djemtë e Metës janë takuar me njëri-tjetrin në burg, kurse Hygerta jo”, gazetarja: Nëna është…

Vrasja e Pëllumb Metës dhe groposja e tij nga fëmijët në kasollën e lopës, vijon që të jetë me mister. Gazetarja Vali Qyfyrçi, ka ndarë disa informacione, ku thotë se dy djemtë e viktimës ndodhen në burgun e Durrësit, ndërsa kanë pasur mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin. Për sa i përket Hygertës, ajo ndodhet në Burgun e Tiranës. Të tre fëmijët nuk janë lejuar të takohen me familjarët e tyre, pasi hetimet vijojnë ende.

“Përderisa jemi në kushtet e vazhdimit të hetimit, nuk lejohet që nëna, e cila vazhdon të jetë e dyshuar për ngjarjen, të takojë fëmijët që janë të akuzuar për vepra tqë rënda penale që është vrasja e babit të tyre dhe fshehje të krimit.

Edhe motra e madhe, por në këto rrethana fëmijët nuk lejohen të takohen me familjarët. U lejohet vetëm të dërgohen ushqime për fëmijët që ndodhen në burgje, në Durrës, dy vëllezërit (Hyseni e Amarildo) dhe Tiranë që është Hygerta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë rrethanat e lejojnë një lloj komunikimi, kështu që mes vëllezërve është e pamundur të mos komunikojnë. Plus ata kanë pasur ata kanë qenë në ambientet e shoqërimit në Policinë e Durrësit. Gjithashtu kanë pasur kohë të flisnin mes tyre edhe përpara se ngjarja të zbulohej”, tha gazetarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?