”Do arrestohet shefi i një komisariati në Tiranë”, gazetari Koka: Shkak pallati 8-katësh

Me strukturat e Policisë së Shtetit, si kurrë më parë, kryeministri Edi Rama foli për një pallat të ndërtuar tërësisht pa leje në Tiranë, duke kërkuar edhe përgjegjësitë e shefit të komisariatit të asaj zone.

Gazetari Spartak Koka jep deklaratën e fortë, se pritet arrestimi i shefit të komisariatit të zonës ku është ndërtuar pallati 8-katësh.

Po përgatiten arrestime të forta, të bujshme në dijeninë tënde?

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që një shef komisariati në Tiranë të arrestohet ose sot ose nesër për shpërdorim detyre për këtë pallatin 8-katësh dhe persona të tjerë që kanë qenë përgjegjës nga institucionet ligjzbatuese për ta mbikëqyrur dhe kontrolluar ligjshmërinë e këtij pallati ose jo dhe nuk e kanë zbatuar detyrën ose janë korruptuar duke i mbyllur sytë përpara një 8-katëshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?