Do bëhen 84 vota për 5 Qershorin? Hajdari: Rama u ul në tavolinë me ne për…

Në seancën e nesërme në Kuvend, pritet që të votohet marrëveshja e arritur për Reformën Zgjedhore. Deputetja Rudina Hajdari tha se ditën e nesërme do të mblidhet grupi parlamentar demokrat pikërisht për të diskutuar mbi qëndrimin për të vendosur në lidhje me votimin e 5 qershorit.

Hajdari tha se në momentin që u mor garancia për hapjen e listave përmes marrëveshjes së djeshme me PS nuk ka arsye për të mos votuar 5 qershorin, duke lënë të kuptohet se vota e saj do jetë pro dhe se nesër do të merren 84 votat që duhen për miratimin e saj.

”Firmën për 5 qershorin e hodha pasi ishte gjëja e duhur për momentin për vendin, ne nuk na ka kondicinuara askush të shkojmë përtej marrëveshjes, por në momentin që ne firmosin marrëveshjen dhe futen në ligj, atëherë mund të bëjmë hapat e tjerë që mendojmë se përmirësojnë ligjin dhe kodin zgjedhor dhe në këtë rast kjo është arsyeja pse morëm këtë hap për ndryshime kushtetuese. Marrëveshja e djeshme dha një garanci për kërkesat tona duke gjetur dhe dakordësine e opozitës parlamentare. Kjo ishte dhe arsyeja pse mazhoranca u ul në atë tavolinë, duke dhënë garancinë dhe garantoi 84 votat për nesër për 5 qershorin”.

SHKARKO APP