”Do bëjmë trazira nëse vjen në Shqipëri”, Kujtim Gjuzi kërcënon kryeministrin grek: Maqja e Taqos…

Deputeti Kujtim Gjuzi ishte sot prezent në mbledhjen e komisionit të Veprimtarive Prodhuese nga ku bëri sërish deklarata të forta kërcënuese.

Gjuzi shprehet se kryeministri grek Micotaqis duhet të tërhiqet nga deklarata e tij për detin pasi në të kundërt nëse vjen në Shqipëri, do të përballet me konservatorët që do të krijojnë trazira.

“Zona Ekonomike te ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek, Micotaqis i riu. Ne i themi macja e Taqos se është nga Himara ai. Nëse nuk tërheq deklaratën nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri. Nuk është i mirëpritur nga konservatorët, do dalim para të krijojmë incidente e trazira”, tha Gjuzi.

SHKARKO APP