Do bojkotohet Parlamenti? Hajdari: Çdo sakrificë ja vlen për listat e hapura

Rudina Hajdari është e vendosur që ti shkojë deri në fund propozimit për hapje 100% të listave të votimit. Këtë herë jo nga salla e Kuvendit por jashtë saj, për gazetarët ajo tha se ”Propozimin e kemi bërë për të garantuar atë që kemi thënë që nga fillimi. Duam listat e hapura 100% dhe të mos mashtrojmë shqiptarët. Kështu që për ta bërë atë propozim konkret kemi nënshkruar një dokument që do depozitohet në Parlament. Shpresojmë që të na bashkohet e gjithë opozita”, u shpreh Hajdari për gazetarët.

A mendoni se duhet bojkotuar sërish Parlamenti, njëri nhga deputetët e tha këtë gjë?

Jemi të gatshëm të bëjmë çdo lloj sakrifice për të çuar në fund këtë kauzë që mbështetet nga gjithë shqiptarët. Ftojë të gjithë që të nënshkruajnë dokumentin. Ky hap listat 100% në mënyrë reale. Është një draft që ka një integrim të të gjithë kërkesave.

SHKARKO APP