Do dorëhiqet nëse humbet në 2025? Basha: S’do përgjigjem si Meta-Berisha
Lulzim Basha nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, kur u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp, nëse do të dorëhiqet në rast se humb në zgjedhjet e 2025.
Pyetje: Keni 12 vite që kërkoni të uleni në karrigen e kryeministrit të vendit. Nëse zgjedhjet e 2025, nëse do t’ humbisni, a do të vazhdoni të jeni kryetari i PD?
Basha: Pak herët për këtë pyetje. Unë nuk jam në këtë për karrige apo për veten time por sepse besoj në një mision timin dhe të PD për t’i dhënë shqiptarëve një qeverisje ndryshe. Do bëj gjithçka që qeverisja të ndryshojë dhe që PD të jetë në qeverisje.
Unë mund të përdor truket e dy brigjeve të trekëndëshit të bermudës, njëri thotë padyshim fitore dhe shkon gropë, tjetri thotë padiskutim mandati i katërt, i pestë… sepse s’ju takon as me mosha as me vizion as me qasje. Unë kam dhënë dhe do jap maksimumin për një Shqipëri Evropiane.