“Do e frenoj gojën deri në 11 maj”, Sula rrëfen telefonatat që ka marrë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur mbi shkaqet që çuan në përçarjen e tij me PD-në dhe telefonatat që ka marrë nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm politik.

Sula tha se ai nuk urren askënd në politikën shqiptare, megjithëse pretendoi se i kanë bërë padrejtësi, por shtoi se deri në datën 11 maj do e frenojë gojën, që të mos tregojë se është inatçi.

“Një gjë dua që ta dini, unë kurrë nuk urrej njeri. E kam në adn time dhe gjenezën e familjes sime. Por gjërat do ti them siç janë të vërtetat. Por unë do ta frenoj deri diku gjuhën deri në 11 maj, që të mos dukem si inatçi dhe data 11 do të tregojë nëse kam pasur unë të drejtë apo kanë pasur këto të tjerët të drejtë”, tha Sula.

SHKARKO APP