”Do e pësojnë si ai i Elbasanit”/ Deklaratën e Mziut, Belind Këlliçi e quan të nxituar
Deklarata e Xhelal Mziut, se ”do e pësojnë si ai i Elbasanit”, për kandidatin e PD-së, Belind Këlliçi, është e nxituar, por është bërë në kushtet e të qenit emotiv.
”Ka pasur edhe një reagim të menjëhershëm edhe të zotit Mziu, ku ka kërkuar ndjesë publike. Ka qenë një deklaratë e nxituar, e bërë në kushtet e të qenit emotiv. Mos harroni që flitet për qarkun e Dibrës, ku dosja famëkeqe 184 ende nuk është zbardhur, ka një trysni të jashtëzakonshme dhe presion. Por në asnjë mënyrë nuk duhet bërë asnjë thirrje për të nxitur dhunë”, u shpreh Këlliçi.