Do ekstradohet në Angli, ja si u bë kuksiani “vrasës” në Londër

Elton Sefa do të bëhet i pari shqiptar që do të ekstradohet për të vuajtur dënimin në Britaninë e Madhe, pas firmosjes së një marrëveshje midis dy vendeve në 2017. Ai do të vuajë dënimin për një vrasje të kryer në Londër dhe mediat britanike kanë “shpërthyer” në kronika për 23-vjeçarin, duke zbardhur detaje nga ngjarja për të cilën fajësohet.

Ai akuzohet për vrasjen e një punëtori ndërtimi, ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, por më pas rezultoi të ishte e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur më 17 prill 2018, kur viktima John Woodward, 47-vjeç, u gjet i vdekur poshtë një godine, ku punonte bashkë me autorin. Mediat britanike theksojnë se krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta.

Para se të identifikohej, ai përshkruhej si një mashkull i bardhë, në mesin e të 20-ave, që kishte veshur një xhaketë blu, një bluzë poshtë saj, xhinse blu dhe çizme pune të zeza. Ai ishte parë nga dëshmitarët duke u nisur nga “Hatton Garden” në stacionin “Chancery Lane”, rreth orës 14:15. Më 18 prill 2018, një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi në Londër një 24-vjeçar, i cili dyshohej se e kishte ndihmuar autorin për t’u larguar nga Britania.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?