“Do fotografoheni”! Policia thirrje paralajmëruese drejtuesve të mjeteve

Policia e Tiranës ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes, pasi me format e reja të monitorimit ata do të fotografohen dhe gjobiten.
Nga video duket se disa drejtues mjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit, kanë marrë gjobën përkatëse.

“Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do fotografoheni dhe gjobiteni, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje”, shton më tej Policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Swiss Digital Desktop Reklama

Format e kontrollit me patrullim dhe monitorim që po aplikohen së fundmi, nga Policia Rrugore, kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, me rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjitha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e policisë .

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do fotografoheni dhe gjobiteni, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/220065122270168/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?