“Do i nxjerrim nga dheu lekët për Teatrin e ri”, Strazimiri “shpërthen” ndaj Ahmetajt dhe “Rilindjes”: Ngrehuni dhe bjerini!
Dekklarata e ministrit Arben Ahmetaj se lekët për ndërtimin e teatrit të ri pasi shembjes së paprecedentë të godinës historike ka shkaktuar reagimin e ashpër të ish-deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri.
Përmes rrjeteve sociale, Strazimiri thekson se kjo sjellje bën diferencën mes një bande barbarësh të pashpirt dhe një qeverie të popullit!
Reagimi i plotë i Gent Strazimirit
Kjo bën diferencën mes një bande barbarësh të pashpirt dhe një qeverie të popullit!
“Do i nxjerrim nga dheu nëse s’i kemi” , nuk u tha kurrë për
* mijëra biznese që po falimentojnë,
* qindramijë vende punë që po treten si kripa në ujë,
* qindramijë fëmijë shqiptarë që bien të flenë pa mbushur barkun!
Për fëmijët e Shqipërisë, milionat i mbulon dheu!!!
Për oligarkët milionat “nxirren nga dheu” !!!!
#ngrehun_dhe_bjeruni
#ndal_plaçkitjes