Do iki energjia pas orës 22:00? Ministrja Balluku: Nesër prezantojmë paketën
Zv/kryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku mohoi se Shqipëria do të ndërpresë energjinë elektrike pas orës 22:00.
E pyetur nga gazetarët se nëse Shqipëria do të marrë këtë masë në kuadër të krizës energjitike, Balluku theksoi se kjo do ishte një masë emergjence mirëpo nuk pranoi nëse do të vendoset nga Qeveria. Po ashtu, Balluku shtoi se nesër do të bëhet publike paketa për energjinë dhe masat që do marrë vendi ynë në kuadër të krizës energjitike.
“Nuk më rezulton që qeveria do të marrë këtë masë, do të ishte një masë emergjence shumë e madhe, nuk ndodh kjo, pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik, Gjermania e ka aplikuar këtë, ndriçimi ndodh nga ora 4 pasdite deri në 10 të darkës, kjo në ambientet publike. E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë dhe vendet e tjera, nesër do të bëjmë publike në orën 09:00 prezantimin e paketës për energjinë dhe masat drastike që do të merren”.