Do japin dorëheqjen dy ministrat dhe Nano? Murrizi: Rama ti shkarkojë
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi thotë se nëse s’ka dorëheqje të dy ministrave Çuçi dhe Kumbaro për ngjarjen tragjike në Himarë, sipas tij përgjegjës për ngjarjen, duhet të ketë shkarkim nga kryeministri.
Ai komentoi dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, ku tha se ruajti dinjitetin duke u dorëhequr.
Për të fakti që Lleshaj nuk vinte nga politika, edhe pse ishte promovuar edhe në kohën e PD e bëri më të thjeshtë për të, të ruante dinjitetin duke u dorëhequr gjë të cilën sipas tij Rama nuk ua lejon ministrave të tij.
“Çuçi është plotësisht i varur politikisht. Rama nuk do që ministrat të marrin dinjitet duke u dorëhequr”, tha Murrizi.