”Do jem në Kuvendin e 11 dhjetorit”, Kadilli: PD duhet të ketë një lidership të ri dhe të panjollosur
Ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli do të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor. Ai thotë se do shkojë në Kuvend t’i përsërisë demokratëve se duhet një lidership i ri, nuk është as Basha, por natyrisht nuk është Berisha.
”Me modesti do t’i paraqes demokratëve nevojën për një lidership të ri. Ne nuk mund të vazhdojmë t’i servirim të njëjtën gjellë shqiptarëve vetëm duke e ngrohur pak. Ne duhet t’i servirim një propozim të ri, dhe ky propozim i ri nuk mund të jetë zoti Berisha me gjithë respektin ndaj ti. Nuk është as zoti Basha, i cili ka konsumuar çdo lloj shansi e kemi mbështetu pa kufij”,-tha në ”Ora News”.
Po ashtu Kadilli tha se shqiptarët duan një Parti Demokratike si opozitë që të jetë 100% e kundërta e mazhorancës dhe kjo do të thotë që të jetë e ndershme dhe e pastër.