Do kalonte kufirin me kokainën në makinë, gjermanët arrestojnë shqiptarin
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia kufitare gjermane teksa po tentonte të kalonte kufirin me Austrinë.
Shkaku i arrestimit në flagrancë ishte gjetja në makinën e tij të një sasie të konsiderueshme droge të tipit kokaine të pastër, rreth 12.5 kile në total.
I riu mendonte të përfitonte nga ora e vonë, 03:00 e mëngjesit, duke menduar në një kontroll më sipërfaqësor, por nuk ndodhi kështu dhe ai tashmë është i akuzuat trafikim të lëndëve narkotike.