Do kemi zgjedhje të parakohshme? Spahiu: Berisha humb më thellë se më 11 Maj

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se me humbjen më 11 Maj, Berisha duhej që të largohej nga drejtimi i PD, pasi këtë parashikon edhe Kushtetuta. Për të nëse kryeministri Rama shpall zgjedhje të parakohshme, Berisha do refuzoj që të hyj në zgjedhje sepse do të humb më thellë se më 11 maj.

”Teorikisht Berisha dhe opozita kanë të drejtë për kontenstimin që i bëjnë zgjedhjeve të 11 majit. Sepse zgjedhjet nuk janë në standardin që të konsiderohen të lira dhe të fshehta. Berisha të hap njëherë kutitë e veta të primareve, sepse ata grisën procesverbalin dhe vendosën lista ata që donin.

Sikur të thotë Rama do të shkojmë në zgjedhje i pari që do ta kundërshtojë është Berisha, sepse ai e di që nuk fiton. Kemi një problem tjetër që ne nuk kemi asnjë garanci se si do të shkojmë në zgjedhjet e vitit 2029. Disavantazhi që ka sot opozita është edhe mosha biologjike e Berishën, sepse e bënë të pamundur që ta drejtosh opozitën drejt fitores”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?