Do kërkojë Llalla azil politik? Avokati: Çështja po trajtohet politikisht

Adriatik Llalla është shpallur në kërkim. Avokati mbrojtës i ish-kryeprokurorit, Sokol Hazizaj nuk e ka përjashtuar mundësinë se klienti i tij mund të kërkojë azil politik jashtë Shqipërisë. Në “Open”, Hazizaj tha se nuk do ta kundërshtonte apo nuk do ta paragjykonte një zgjidhje të tillë.

“Apeli sot në kundërshtim me Kodin, duhet të sillte vendimin e arsyetuar, përkundër kodit të procedurës penale. Unë duhet të pres më shumë se 45 ditë për të bërë rekursin. Kjo është padrejtësi që i bëhet të mbrojturit prej meje. A do të kërkojë azil? Pse duhet ta dijë kërkesën për azil kur nuk është pjesë e tagrit. Nëse kjo çështje trajtohet politikisht. Sensibiliteti mund ta shtyjë në atë vendimmarrje”.

Anila Hoxha: Do të kërkojë apo jo azil politik? Sepse keni akuzuar se është proces i montuar.

Hazizaj: Nëse një post-gjykim vazhdon diskutimi politikisht, padyshim legjitimohet çdo njeri. Unë nuk kam asnjë informacion për këtë gjë. Nëse vazhdon kjo lloj dileme, ku politika vendos padyshim që njerëzit do të gjejnë rrugëzgjidhje. Nuk e kundërshtoj dhe as nuk e paragjykoj!

SHKARKO APP