Do ketë dorëheqje të tjera në kabinetin e Edi Ramës

 

Ka prapë dorëheqje në Qeveri. Duroi sa duroi Ilir Meta për ndryshimet ne Qeveri, por Edi Rama e injoroi partnerin e tij strategjik dhe qeverimbajtës. Por Meta nuk i harroi Gjiknurin që hapi në prapaskene letra kundër CEZ për ta dërrmuar kreun e LSI, por me lejen e Ramës , sepse nuk do të kishte ndryshe guxim. Arben Ahmetaj beri namin duke thënë lart e poshtë se “edhe pak ditë e Meta shkon në burg”.

Kreu i LSI-se i kërkoi ndryshime Ramës, por kryeministri nuk ia pranoi asnjë kërkesë. Atëherë Meta kaloi ne skemën B, dorëheqjet. E filloi dje. I çoi në qeveri njeriun antiRama që nuk do të ketë mbledhje qeverie pa u zënë Rama me Manjanin. Tani po përgatit prapë dorëheqje të tjera. Ndërsa PS nuk reagon për ndryshime, të cilat nuk i do vetëm Meta, por krejt populli. Rama duhet të reagoje me zgjuarsi e jo me kokëfortësi. Ndryshe…nuk i dihet !

Ka një gjë që nuk pritet mirë dhe në PS, pse Edi Rama nuk ulet me Ilir Metën për të riparë qeverinë, me ndryshime duke iu përshtatur kohës dhe pakënaqësisë popullore për të gjetur emra të tjerë për reforma më pranë qytetarëve, e jo një grupi biznesi.

Pse Edi Rama nuk deklaron se nuk do të ketë sistem zgjedhor Prim, pra që i jep fitoren partisë se parë në tavolinë? Pse nuk ulet për të folur me partnerin Meta? Pse bën të fortin e lagjes? Edhe nëse luan për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nuk shkon dot si kryeministër, pasi Meta do të nxjerr skemën C. Pra, me një kryeministër tjetër e jo me Ramën. Po rri në gatishmëri Ben Blushi me mbi 12 deputetë të PS.

Skema C është për Ben Blushin kryeministër dhe me pesë ministra nga grupi i tij në PS. Plus LSI, PDIU, PBDNJ, PR dhe PD (e cila nuk futet direkt ne Qeveri). Ndaj Edi Rama duhet të jetë bashkëbisedues, e jo sfidues me Ilir Metën.

SHKARKO APP