Do largoheni nëse humbisni zgjedhjet? Ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse shqiptarët do të refuzonin që t’i jepnin atij një mandat të tretë, nuk do të rrinte të priste që qytetarët të korrigjonin gabimin e tyre, duke lënë kështu të hapur dorëheqjen e tij.
I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Rama tha se në momentin që nuk do të jetë më në detyrën e kreut të PS-së, ai do t’i shërbejë kësaj partie.
“Kjo është shumë pak, por shumë e sigurt që nëse shqiptarët do të refuzonin të më jepnin mua mandatin e tretë unë nuk do rrija të prisja që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i humbi zgjedhjet, megjithëse dha dorëheqjen vazhdon tërheq këmbën zvarrë sepse është i bindur që shqiptarët kanë bërë një gabim të madh që nuk i dhanë mandatin e tretë dhe nuk lë gur pa luajtur, shejtanllëk pa bërë dhe pocaqi për të marrë hak dhe për të kthyer Partinë Demokratike në pushtet përmes dhëndrit politik. Gjëja që unë e kam thënë shumë qartë dhe e kam bindje është që në momentin që unë nuk jam më në këtë detyrë unë thjesht jam një person që natyrisht do t’i shërbej Partisë Socialiste por në asnjë mënyrë duke bërë atë që s’më takon“, deklaroi Rama.