“Do marrim avionin për Shqipëri, nga nesër ndryshon jeta jote”, momenti kur Endri Dumani largohet nga kampi
Ky është momenti kur Endri Dumani largohet nga kampi famëkeq i Al-Holit në Siri dhe pse fatkeqësisht motra e tij Eva mbeti atje.
Ai ndodhet në makinë së bashku me konsullin e Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, dhe drejtorin e Antiterrorit Gledis Nano.
Këta të fundit dëgjohen teksa i japin kurajo dhe i shpjegojnë vogëlueshit se çdo gjë e keqe ka mbetur pas dhe për të nis një jetë e re.
Së bashku me Endrin, sot në Shqipëri u riatdhesuan dhe Floresha Rasha me tre fëmijët e saj të mitur.