Do mbyllen 10 burgje, Manja: I Burrelit dhe Tepelenës do të kthehen në muze
Shqipëria nga 20 burgje, 10 prej tyre nuk plotësojnë kushtet më minimale për të mbajtur të dënuar dhe të paraburgosur. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri me dije se, këto vende të vuajtjes së dënimit, të cilët janë të trashëguar nga komunizmi do të mbyllen në vijim.
Dy prej tyre, i Burrelit dhe i Tepelenës pritet të kthehen në muze, për shkak të historisë së tyre tragjike të para viteve ’90. Deklaratat u bënë në ceremoninë e prezantimit të flotës së re te automjeteve të burgjeve.
“Vitin e fundit realizuam me sukses një proces tërësor optimizim të infrastrukturës sonë fizike duke mbyllur 4 burgje. Në kuadër të këtyre planeve për riorganizim, do të mbyllim 10 burgje. Disa prej tyre, si burgu i Burrelit dhe i Tepelenës, do të vlerësohen për t’u shndërruar në vende memorie”,-tha Manja.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King Smith, i pranishëm në ceremoni, bëri me dije se 2 vitet e ardhshme do të vijnë në Shqipëri për të kryer dënimin nga vendi i tij rreth 200 shqiptarë të dënuar atje.
”200 të burgosur të kthehen në 2 vitet e ardhshme për të përfunduar dënimin pranë familjes në Shqipëri. Policia dhe forcat kufitare po kryejnë operacione të përbashkëta dhe së bashku po ndalim bandat e organizuara kriminale dhe trafikantët që lehtësojnë këtë udhëtim të rrezikshëm”.