Do përjashtohet Berisha më 18 dhjetor? Basha zbut tonet edhe me ish-kryeministrin

Se çfarë do të ndodh me 11 dhe 18 dhjetor, këtë e di vetëm Sali Berisha dhe kundërshtari i tij në selinë blu. Por Lulzim Basha thotë se Kuvendi Kombëtar i PD që do të mbahet më 18 dhjetor, do të jetë për shqiptarët e jo për hallet personale të askujt. Kjo i jep përgjigje pyetje se Berisha nuk do të përjashtohet.

”18 Dhjetori nuk bëhet as për hallet dhe as për batutat e Sali Berishës, Edi Ramës apo kujtdo tjetër, bëhet për hallet e shqiptarëve. Në këtë kuadër demokratët më 18 Dhjetor do të përshfaqen si e vetmja shpresë, si një bashkim i jashtëzakonshëm vullnetesh rreth të cilëve shqiptarët kanë drejtimin, udhëheqjen për të dalë nga kjo krizë e tmerrshme”.

Për të me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike synohet një qeveri që nuk buron nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe oligarkinë.

SHKARKO APP