“Do pres damarët po nuk më liruan”, bjellorusi bën apelin e fortë nga paraburgimi i Durrësit
Një shtetas nga Bjellorusia, i cili ndodhet në paraburgim në Durrës ka kërkuar ndihmë.
Maxim Barycau 36 vjeç, rezident në Malin e Zi, ka komunikuar me redaksinë e Balkanweb, duke thënë se po mbahet padrejtësisht në burg.
Ai shprehet se të gjitha afatet kanë kaluar dhe është shkelur vendimi i kushtetutës, ndërsa ka kërcënuar se do të vrasë veten nëse nuk lirohet.
Bjellorusi është arestuar 6 muaj më parë për llogari të Malit të Zi, nën akuzën e mashtrimit.
Intervista
Çfarë ka ndodhur me ju?
Jam një shtetas bjellorus. Quhem, Maxim Barycau, 36 vjeç. Më ka mbaruar afati i ekstradimit. I kam të gjitha dokumentet të cilat thonë se brenda kësaj date ose duhet të ekstradohem ose të lirohem.
Kam 6 muaj në burg. Më 27.12.2018 është mbyll vendimi nga Gjykata e Lartë dhe brenda 30 ditëve duhet ose të lirohesha ose të ekstradohesha.
Për çfarë jeni akuzuar dhe ndaluar?
Jam akuzuar për mashtrim. Edhe në Mal të Zi kanë mbaruar afatet dhe do isha i lirë edhe nëse do isha ekstraduar.
A keni komunikuar me avokatët, çfarë ju thonë?
As avokatët nuk po bëjnë gjë. Nuk ka asnjë lëvizje. Avokati i Popullit ka folur me Ministrinë e Drejtësisë dhe ka thënë në qoftë se malazezët nuk vijnë ta marrin për ekstradim nuk lirohet.
Keni familje?
Kam bashkëshorten në Mal të Zi që më pret dhe është e shqetësuar. Nuk e takoj prej muajsh, vetëm kam folur në telefon.
Keni pasur probleme në burg?
Jo nuk kam pasur por kërkoj të zbatohet vendimi.
Cili është apeli juaj?
Më kanë anashkaluar institucionet. Dua të drejtat e mia. Po nuk më dhanë zgjidhje do i bëj ndonjë gjë vetes.
Ndërkohë bashkëshortja e 36 vjeçarit ka thënë se ai duhet të ishte liruar më 6 dhjetor, ndërsa ka kërcënuar më tej se do të presë damarët.
Ajo u shpreh: Burri im u arrestua më 10 qershor 2017 në Indonezi, dhe Interpoli e ktheu në Shqipëri! Në këtë rast nuk ka një kërkesë të vetme dhe viktimë, por atij iu dha një dënim maksimal. Më pas Gjykata Supreme e përmbysi dënimin e tij duke i dhënë 1.5 vjet, dënim që ka mbaruar. Ai duhet të ishte liruar që më 6 dhjetor ose duhet të ishte ekstraduar në Mal të Zi. Por ai nuk është liruar. Burri im hyri në grevë urie për 10 ditë. Asnjë reagim. Tani ai më ka thënë se do presë damarët. Jam shumë e shqetësuar. Ndërkohë që administrata i thotë se do të çojmë në një spital mendor. Ata tallen me burrin tim.






KOHA JONË SONDAZH

