Do rëndohet situata? Në QSUT po ngrihen çadra

104 të infektuar, 4 të vdekur dhe 5 të shëruar, është situata në Shqipëri nga Covid-19. Për të qenë në përgatitje të situatës e cila sipas kreut të qeverisë, Edi Rama do të rëndohet, mësohet se në QSUT janë duke u ngritur çadra për trazhimin e pacientëve të dyshuar më koronavirus. Çadrat janë duke u ngritur para urgjencës. Personat që dyshohen apo kanë shenja të koronavirusit do të vizitohen nga mjekët në çadra dhe më pas, do të vendoset nëse do të shkojnë në pavione apo në shtëpi. Këto çadra janë vendosur për të shmangur zinxhirin e transmetimit. Sipas ekspertëve, në këto çadra do të futen fillimisht individë të ndryshëm që mund të sillen nga ambulancat apo nga familjarë të tyre.

SHKARKO APP