Do shkojë mandati i Xhaçkës në Kushtetuese? Deputeti i PS: Vendimin e japim nesër! Çaça: Gjykata i detyron ta çojnë

Nesër ka seancë plenare dhe pritet që Kuvendi do vendosë nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka do t’i kalojë ose jo Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi i ftuar në emisionin “Repolitix” tha se PS e ka marrë vendimin sesi do të votojë, por nuk preferoi që ta thotë sonte.

”Që në janar të 2023 ka shkuar në gjykatë dhe gjykata është shprehur në tetor të vitit të kaluar. Fjala vonesë nuk i takon PD. Se deri në atë kohë opozita e kishte abandonuar punën në kuvend dhe vinte me tymuese, prandaj nuk u diskutua. Vullneti është gjithmonë sepse konflikti i interesit është i sanksionuar. Sa i përket punës së Kuvendit do presim ditën e nesërme ku do kemi dhe raportin e mazhorancës dhe opozitës dhe pastaj do kemi një vendim në krejt kuvendin në lidhje me këtë çështje”.

“Nesër do ta kemi një raport edhe ne të PS. Nëse më kërkon çfarë vendimi me respektin më të madh nuk do të ta them sepse ka një etikë. Unë jam anëtar i grupit parlamentar. Vendimi është marrë, patjetër që ka një vendim”. Çështja duhet të kalojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, nënvizoi Arben Meçaj. Sipas tij nuk duhet të votohej për një vendim urdhërues të gjykatës.

SHKARKO APP