Do shkojmë në plazh? Ka veç një shpresë por jo si vitet e tjera

Do të shkojmë këtë verë në plazh? Kur ka kaluar një muaj nga izolimi në shtëpi dhe stina e verës po afron, ky pyetje është 1 milion dollarëshe. Me siguri do të shkojmë, nëse situata në vendin tonë vazhdon të shkojë drejt normalizimit. I ftuar tek “Open”, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk dihet edhe sa kohë mund ta kemi të pranishëm virusin, por nëse shifrat janë optimiste dhe rastet vazhdojnë të reduktohen, shqiptarët do të mund ta shijojnë verën por ndryshe nga vitet e tjera.

Plazhi i këtij viti do të bëhet me rregulla të reja, që kryefjalë kanë distancën. Kreu i vendit theksoi ndër të tjera se ky vit është gjithashtu momenti për t’i kaluar pushimet në Shqipëri. Të njëjtën gjë parashikoi edhe Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë, gjatë një interviste për ABC News.

“Shpresojmë të shkojmë në plazh, por fakt është se kjo verë në gjykimin tim personal dhe profesional do të jetë ndryshe nga verat e tjera. Deri në qershor kur të shikojmë një zbehje apo raste sporadike të Covid 19 do të kemi rezerva në qëndrimin me njëri tjetrin”. Nga ana tjetër, e pyetur se cila do të ishte e dhëna që tregon se mund t’i rikthehemi normalitetit, Tomini u përgjigj se e gjitha varet nga kurba e infeksionit.

SHKARKO APP