Do shkrihen Universitetet? Rektori Artan Hoxha: 42 institucione janë shumë
Në Universitetin më të madh të vendit, atë të Tiranës, rektori aktual Artan Hoxha është kandidati i vetëm për mandatin e dytë në krye të këtij institucioni. Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore rektori Hoxha ka përforcuar qëndrimin e hershëm për shkrirjen e universiteteve dhe krijimin e institucioneve më të mëdha të arsimit të lartë.
Edhe pse i kujdesshëm në emërtimin e universiteteve që duhet të preken nga shkrirja, Artan Hoxha nuk e fsheh preferencën e tij për rikthimin e universitetit të Mjekësisë nën kupolën e Universitetit të Tiranës.
Universiteti më i madh i vendit nuk i ka shpëtuar tkurrjes së numrit të studentëve për shkak të emigracionit të të rinjve dhe uljes së lindjeve. Sot në Universitetin e Tiranës janë afro 20 mijë studentë, nga 45 mijë që ishin para 10 viteve. Rektori Hoxha thotë se sfidë e universiteteve është ruajtja e numrit të të rinjve, por dhe e cilësisë së tyre.