“Do sjellim ‘Fondacionin Cruyff’”, kandidatja e PD: Më nxorën nga universiteti se kisha këpucë të kuqe
Lulzim Basha ishte sot në Elbasan ku mes disa aktiviteteve, zhvilloi një bashkëbisedim më të rinjtë, të cilën u ndalën dhe te sporti. Shkrimtarja Flutura Açka e cila është kandidate në listën e PD-së në Elbasan u rrëfeu të rinjve ëndrrën e saj për të sjellë në Shqipëri “Fondacionin Cruyff” për të investuar.
“Për sportin unë kam një ide, është ide, vetëm ide, ëndërr e imja, që të sjellim “Fondacionin Cruyff” këtu, të bëjë një rrjetet mini-fushëzash si në të gjitha qytetet e Holandës, shpresojmë që këtë ta çojmë deri në fund, që cdo lagje të ketë vendin e sportit”.
Shkrimtarja që kaloi në politikë u kthye 37 vite pas në kohë dhe tregoi një episod kur ishte në universitet, ndërsa të rinjve u kërkoi që të bëjnë ndryshimin.
“Sot është 11 prilli, 37 vite më parë kam qenë studente dhe më kam përzënë nga shkolla, universiteti, që të kthehesha në Elbasan, pasi kisha këpucë të kuqe, një palë këpucë kisha, nuk lejohej që atë ditë të ishe me këpucë të kuqe.
Kërkova në të gjithë lagjen dhe në fund gjeta një palë këpucë të zeza. Pas kaq vitesh, në ’92 isha gazetare dhe kam parë si të rinjtë sollën demokracinë, sot është një ’92 i dytë, veproni te kutia e votimit” tha ajo.