Do ta burgosni Sali Berishën? Braho kujton përgjigjen e Fatos Nanos sapo doli nga qelia

Ish-deputeti Spartak Braho e cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha si një frikacak që ka frikë nga drejtësia e se nuk mban fjalën e dhënë. Braho thotë se nuk ka ngjashmëri mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, ndërsa e cilëson si hakmarrje politike të këtij të fundit. I ftuar në emisionin ”Frontline Interview”, Braho kujtoi edhe fjalët e Nanos për mediat pasi doli nga burgu dhe u pyet për Sali Berishën.

”Burgosja e Nanos ishte një hakmarrje tipike e i një regjimi fashist siç vendosi Berisha atëherë. Akuzat ishin qesharake. Proceset që ndiqeshin në Itali për ministrat italianë u pushuan të gjitha. Për çfarë mbahej Nano në burg?

Në atë kohë Nano kur doli nga burgu u intervistua nga gazetarët dhe dikush e pyeti: Si mendoni do ta burgosësh Sali Berishën? Jo tha, nuk do ta burgos unë Sali Berishën, por Sali Berisha do ta burgosë vetë Sali Berishën”,-tha Braho.

SHKARKO APP