Do ta kemi gjatë Edi Ramën në krye të Kalasë!

Nga Daniel Muçaku- 

Edi Rama bëri histori ndër vitet 1992-1997, kur pena e tij drithëronte pushtetin e Saliut të I-rë. Ai vetë thotë “po të mos ishte gazeta “KOHA JONE” nuk do të na njihte njeri as në lagje e jo më nëpër Shqipëri”.

Dhe nuk e ka keq, për atëkohë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mos harrojmë se në dekadën e parë të pas rrëzimit të komunizmit akoma nuk kishte internet, facebook, rrjete sociale, sikurse nuk lejohej nga pushteti media radiotelevizive private.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama ishte i qartë në strategjinë e tij, skrupuloz dhe arrogant i pëlqyeshëm nga rinia. I kërkuar nga rinia, pasi deri asokohe nuk ishin mësuar të shikonin ministër si Edi Rama, në veshjë e në komunikim, fjaltor dhe ironik me kundërshtarët politikë, por edhe me të tijtë në qeveri.

Ca nga këto Edi Rama i kishte natyrale, me pas u zhdvërvjelltësua nga politika dhe kulisat e saj, të cilat herë-herë sa nuk e palosën, por Rama luajti bukur. Si kryetar bashkie në dy mandate shkëlqeu, në tjetrin e përdori si trampolinë drejt marrjes së PS-së.

Mori një PS gërdallë nga Fatos Nano, dhe e tjetërsoi në pak vite, duke e lakuar shtyllën e saj kurrizore siç e hamëndësonte ai.

U ngjit kryeministër dhe nuk ikën kollaj.

Me një opozitë të shkërmoqur e shkapardarë, me një situatë ndërkombëtare të jashtëzakonshme e që i shkon për shtat atij për tu bërë faktor edhe jashtë Shqipërisë, Edi Rama ka arritur zenitin. Tashmë ai ecën në majë malit, në një fushë që e ka grryer vetë majën e malit që të ecë pa frikë rënie, por i vetmi rrezik është vetë ai, për Edi Ramën kryeministër.

Të tjerë, poshtë tij apo anash, nuk i llogarit. Fare!

Por çdo perandorie i vjen një fund; mund të jetë fatlum apo me rrënim. Ndërkohë Edi Rama ka ditur të jetë pak nga të gjitha; arrogant, ironik, liberal, opozitëpalosës dhe lider.

Edhe fatkeqistë natyrore i ka kthyer në fat për të, sepse askush nuk mund ta bënte më mirë se ai lidershipin e kohëve të emergjencës.

Rreziku i vetëm për të mbetet vetëm Edi Rama!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?