“Do ta ndjekim këmba-këmbës”, oficeri Nuhu apel Arta Markut: Nisni hetimet për Edi Ramën!

Nënoficeri i Policisë, Emiljano Nuhu në një intervistë për “360 Gradë” në Ora News, kërkon nga kryeprokurorja Arta Marku që të nisë hetimet ndaj kryeministrit Rama për kërcënim.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku duhet të fillojë menjëherë hetimet për kryeministrin, zt.Edi Rama që më kanosi publikisht që unë të mos flasë më. Çfarë provash i duhen prokurorisë për të faktuar këtë kërcënim të Edi Ramës. Nuk është kërcënim emocional, ky është kërcënim me të gjitha hallkat e shtetit për të më bërë mua që të mos flasë më në lidhje me skandalin. Nuk kam asnjë interes përfitimi nga kjo situatë. Zonja Maloku i ka ndryshuar disa herë deklarimet dhe e mirëkuptojë se pse i ndryshon deklarimet”- tha Nuhu.

Emiljano Nuhu thotë se mbrojtja policore ndaj Xhisiela Malokut është fiktive, pasi në zonën ku ajo banon nuk ekziston policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbrojtja policore që i jepet zonjës Maloku është vetëm për figurë dhe figuron vetëm në procesverbalet e Policisë. Në zonën ku banon, policia nuk funksionon, pasi policinë aty e drejtojnë vetëm bandat kriminale. Nuk ka fuqi policia të veprojë. Është një mënyrë për të mbajtur Xhisielën nën kontroll t’i mbahet deklarimeve në favor të djalit të deputetit”- tha Nuhu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?