Do takonte babain në burgun e Kukësit, 9-vjeçarja kapet me kokainë

50 gramë kokainë është tentuar që të futet në burgun e Kukësit këtë të mërkurë, kjo përmes një 9-vjeçarie.

”Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike”, bën të ditur policia.

Mësohet se lënda narkotike u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për këtë rast, bëhet e ditur se është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?