Do të bëhen publike emrat e të prekurëve në Shqipëri? Flet Avokatja e Popullit

Deri më tani në vendin tonë janë 197 të prekur nga Covid-19. Përveç rasteve të bërë publike nga vetë të prekurit, në publik përmes moshës së viktimave nuk ka të dhëna të tjera ndaj të prekurëve. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca thotë se është e rëndësishme që të dhënat e personave të prekur me Covid-19 të mos publikohen. Ballanca thekson ndër të tjera se do të bjerë shumë niveli i të drejtave qytetare.

“Pas verifikimet pashë se ka deklarata të ndryshme, dhe në këtë rast duhet një përdorim proporcional për këto të dhëna. Në asnjë mënyrë nuk duhen të bëhen publike emrat për popullatën. Kjo vërtet është një çështje e vështirë por rastet me të cilat është e përballur bota. Të dhënat personale nuk duhet të bëhen publike për publikun e gjerë. Por në rastin e hetimeve për gjetjen e viruseve mund të bëhen publike vetëm për autoritetet. Nuk ka nevojë të identifikosh qartësisht personin, mund të japësh iniciale. Në të gjitha rastet bëhet me miratim të Komisionerit. Kjo është një çështje e cila duhet të trajtohet nga personat e duhur. Pas shpalljes së gjendje të fatkeqësisë natyrore është më e qartë se kush do ti drejtojë këto operacione në terren. Duhet kuptuar se nuk është një situatë e thjeshtë. Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk do të jetë situatë e lehtë për tu kaluar”.

SHKARKO APP