”Do të bëjmë 500 copash”, Guri: Lajmësi i shefit të Policisë më kërcënoi

Ambientalisti Sazan Guri, i cili prej një viti proteston krah banorëve të zonës së ”Unazës së Re”, thotë se është kërcënuar të heqë dorë nga kjo kauzë se në të kundërt do ta pësojë. E këtë paralajmërim e ka marrë pikërisht nga ana e Policisë së Tiranës. Përmes një postimi  në facebook, Guri shprehet se një i dërguar i drejtorit të Policisë së Tiranës, në sy të gruas së tij i ka kërkuar të mos përzihet më në protestën e banorëve të ”Unazës së Re”.

”U mendova gjithe naten, ta them a mos ta them? Mbasi me thiren dje pasdite ne Komisariatin nr. 6 Kombinat, vone nga ora 22, sapo dola me zonjen time nga Teatri me drame XHELATI, nje Drejtues (vete XHELATI) i Larte i Policise se Tiranes, me dergon fjale (ne sy te gruas), me nje mik shtepie si lajmes, QE NESE SHKON PRAP TE PROTESTA E BANOREVE TE UNAZES DO TA BEJME 500 COPA. Sigurisht, nuk jam pjese e hallit te banoreve, por jam pjese e se drejtes publike te ata sot, dhe te kushdo qofte neser, ndaj e bera lajmin publik”, shkruan Guri.

Në një postim të dytë, Guri tha se: ”Pasi, Pastori ne nje lagje ne Amerike foli e foli, dikush nga grupi i gangstereve iu drejtua dhe i tha: “do te bej 400 copa”(100 copa me pak se ky i Tiranes). Me bej i tha pastori por: “CDO COPE E SAJ DO TE DOJE ME TEPER”. Keshtu edhe une me drejtuesin e policise, sepse fajin e ka pushteti, qeveriu, shteti, dhe ne qe pjellim keto pushtete. Ndaj c’duhet te bejme, me like apo me kushtrime”.

SHKARKO APP